Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet ditën e sotme, dhe në emailin e saj shprehet e irrituar, ku thotë se është e dyta herë që përjashtohet nga komunikimi.
“Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder frymes se gjitheperfshirjes dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani”, thotë Hajdari mes të tjerash në email.
Pavarësisht kësaj ajo ka vendosur të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit që do të zhvillohet në orën 18:00.
E-maili i Hajdarit: Te nderuar anetare te Keshillit Politik,
Me lejoni edhe nje here te shpreh indinjaten time qe per here te dyte nuk me keni perfshire ne komunikimin e radhes lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit te mbledhjeve te Keshillit Politik.
Sic e keni theksuar edhe ju shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.
Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder kesaj fryme dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.
Uroj qe ky te mos jete qellimi juaj, sepse do te ishte zhgenjyese per qytetaret shqiptare dhe per komunitetin nderkombetar.
Uroj gjithashtu qe te kete qene serisht thjesht nje gabim teknik apo mungese kujdesi.
Gjithesesi, ju bej me dije se ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen time ne Keshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00.
Me respekt, Rudina Hajdari


