Deputetja e PD, Grida Duma ishe e ftuar në emisionin ‘Zone e Lirë’ të Arian Çanit, ku është pyetur ndër të tjera edhe mbi mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të PD për zgjedhjen e Kryesisë së re të PD.
Duma është shprehur se edhe nëse nuk merr asnjë post në parti, asaj nuk i intereson kjo gjë sepse pavarësisht postit, do të bëjë maksimumin për PD siç ka bërë gjithmonë.
“Unë s’kam nevojë për poste në parti. Nëse do votohem nesër në Kryesinë e PD, hyj tek njerëzit e besuar dhe sigurisht që do bëj maksimumin, siç e kam bërë gjithmonë. PD duhet të jetë fituese dhe bëhet vetëm duke lejuar dhe shtuar garën e brendshme. Unë bëj opozitë, nuk besoj se është funksioni partiak ai që i jep motivimin një njeriu. Kam besimin e demokratëve dhe padyshim që duhet të përmbush funksionet e mia”, u shpreh Grida Duma.