• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI I INTEGRIMIT/ Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos! Xhaçka: Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral…
Home
Politikë

KËSHILLI I INTEGRIMIT/ Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos! Xhaçka: Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral…

8 February, 2022 s.autor Politikë

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian, kryetarja Jorida Tabaku, foli në lidhje për procesin, ku kërkoi vullnet politik nga të gjitha e palët, ndërsa u shpreh se qeveria nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë.

“Ne të gjithë biem dakord që duhet vullnet politik. Disa nga deklaratat tona këtu janë teknike dhe të tjerat politike. Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë as ndaj proceseve që janë jashtë dorës sonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë këtu, pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë’”, tha Tabaku.

Por Balla mohoi se qeveria po fshihet pas vetos së Bullgarisë, sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë.’, tha ai.

“Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e  Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye që më parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, tha ai.

Nga ana tjetër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria vijon që të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.

‘Falë edhe angazhimit tuaj si kryetar e këshillit, por edhe gadishmërisë sonë për t’ju vënë në dispozicion gjithë sa ju duhet. Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE:  të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Mundësitë tona nuk kanë qenë kurrë më të mëdha, por ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolatareal midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaraisë. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë për hapjen e negaociatave me BE-në.  Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projektakte. Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore.’- tha Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E TË RIUT GREK/ Shqiptari i arrestuar me plagë në pëllëmbë, shpjegimet nuk bindin hetuesit
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Vuçiç: Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me Kurtin

s.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT