• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI I INTEGRIMIT/ Nis me reformën zgjedhore e mbyllet me pronat, zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records”
Home
Politikë

KËSHILLI I INTEGRIMIT/ Nis me reformën zgjedhore e mbyllet me pronat, zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records”

9 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

“BalkanWeb” zbardh të ashtuquajturin “plan të integrimit” që ka të bëjë me 15 rekomandime ose përparësi për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE.

Rekomandimet nisin me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, uljen e azilkërkuesve, vijimin e reformës në drejtësi, reformën në administratën publike etj.

Një nga rekomandimet është dhe “Track Records” ose ndryshe iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Po kështu një tjetër përparësi është dhe zbatimi i reformës zgjedhore që kërkon një proces të rregullt pra, zhvillimin e zgjedhjeve.

Rekomandim në planin e integrimit është dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese si dhe miratimi i akteve për pakicat kombëtare dhe procesi i pronave. Të gjitha rekomandimet kanë edhe të përcaktuara masat dhe hapat që duhet të ndiqen.

15 REKOMANDIMET

Miratimi i reformës zgjedhore

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it

Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies

Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve

Progres në reformën e administratës publike

Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive,

administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit

Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Studiuesit konfirmojnë: Grupi i gjakut ka ndikim në sëmundjen e Covid
Previous article COVID-19/ 36 raste të reja në 24 orë, 4 në Shkodër, sanitarja infekton babain, motrën dhe fqinjët

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT