• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Këshilli i Evropës: Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Këshilli i Evropës: Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit

12 July, 2018 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës, në një raport të publikuar të enjten, njohu përparimin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të tij për parandalimin e korrupsionit te parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët, por po ashtu kërkoi një sërë përmirësimesh dhe realizimin e reformave në pritje.

Ky Grup i shteteve thekson se Shqipëria, deri më tash, i ka përmbushur plotësisht katër nga dhjetë rekomandimet e lëshuara në raportin e tij të vlerësimit më 2014; gjashtë të tjerat janë zbatuar vetëm pjesërisht.

Raporti i fundit e cilëson si hap të rëndësishëm miratimin e Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, në prill të vitit 2018. Ky kod mbulon çështje të tilla si konfliktet e interesit, aktivitetet shtesë dhe dhuratat.

Megjithatë, në raport shprehet keqardhje për mungesën e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksionet në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes.

Raporti nënvizon nevojën për një mekanizëm zbatimi, përfshirë sanksionet, që do ta bënte kodin efektiv.

Raporti e cilëson si hap pozitiv edhe shkurtimin e periudhës së kontrollimit të deklaratave të pasurisë nga ana e deputetëve, si dhe publikimin e tyre në ueb-faqe zyrtare.

Sa u përket gjyqtarëve, një reformë e madhe e gjyqësorit është në proces qysh në vitin 2014, ashtu si edhe procesi i verifikimit për gjykatësit, me qëllim luftën kundër korrupsionit në këtë sektor.

Raporti i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës e mirëpret faktin që, në kuadër të paketës së reformave, roli i presidentit të Republikës në emërimin formal të gjykatësve të Gjykatës së Lartë është kufizuar, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zhvillim tjetër pozitiv, sapo të përfundojë reforma, është se funksionimi i administratës gjyqësore nuk do të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe se ky i fundit do të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.

Raporti e konsideron si hap pozitiv edhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoritet përgjegjës për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe inicimin e procedurave disiplinore kundër gjykatësve, edhe pse vë në dukje se posti është ende bosh. Në raport shprehet keqardhje, ndërkaq, për vonesat e vazhdueshme në vlerësimet periodike të gjyqtarëve.

Sa u përket prokurorëve, raporti thekson përparimin në strukturën ligjore për vlerësimin e tyre, e cila do të përfshijë më shumë kritere në lidhje me integritetin dhe standardet etike, edhe pse Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili do të jetë përgjegjës për vlerësimin e prokurorëve, nuk është themeluar ende.

Në fund, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës u kërkon autoriteteve shqiptare të japin një përditësim rreth zbatimit të rekomandimeve, më së voni deri më 31 mars, 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kur do bësh fëmijë me Shkëlzenin?”, përgjigjet e Arminës befasojnë ndjekësit (Fotot)
Previous article KOKAINE DHE POKER FSHEHURAZI/ Kush është BIZNESMENI nga Kavaja që përdorte lloton për "tregti" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT