• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këshilla për xhentëlmenët: Nëse e dashura juaj i ka këto karakteristika, bëni…
Home
Jetë

Këshilla për xhentëlmenët: Nëse e dashura juaj i ka këto karakteristika, bëni…

25 January, 2018 Ina.Autor Jetë

Personat të cilët janë në lidhje afatgjate një ditë do të vijnë në një fazë ku do t’iu duhet ta pyesin veten: A është vërtetë ky personi me të cilin dua ta kaloj tërë jetën? A është e dashura ime aktuale shpirti im binjak?

Shkencëtarët e tërë botës janë duke i studiuar çështjet e komplikuara sa i përket lidhjeve dhe dashurisë, si dhe kanë shpenzuar mijëra orë duke u përpjekur të zbulojnë se si përshtaten dy njerëz dhe çfarë karakteristika i ka një lidhje e gjatë dhe e suksesshme.

Më poshtë e keni një listë me rezultatet më të rëndësishme dhe më interesante nga këto studime.

Nëse e dashura juaj i ka këto karakteristika, dijeni se e keni gjetur të duhurën!

Është më e mençur se ju

Kur kërkoni partner për ta kaluar jetën me të, sigurohuni se ajo është e mençur. Aq më mirë kur ajo është edhe më e mençur se ti. Shkenca pajtohet me këtë fakt.

Lawrence Whalley, profesor në Universitetin e Aberdeenit ka studiuar demencën për një kohë të gjatë dhe ka zbuluar se një grua inteligjente mund t’ju mbrojë nga demenca në vitet e mëvonshme të jetës.

Këshilla e tij është kjo: “Gjëja të cilën asnjë djali nuk ia thonë nëse dëshiron të jetojë gjatë, është të martohet me një grua inteligjente.”

Ideja prapa këtij konstatimi është se partnerja e mençur tërë kohën jua sfidon inteligjencën dhe jua mban mendjen e mprehtë.

Është e sinqertë

Çdo njeri bën gabime dhe merr vendime të këqija ndonjëherë. Kjo e bën më të rëndësishme faktin se duhet ta keni pranë një person që ju ndihmon ta merrni veten në kohëra të vështira dhe t’ju tregojë kur e keni gabim. Studimet tregojnë se meshkujt duan ta kenë një partnere të sinqertë afër tyre kur kërkojnë lidhje afatgjate.

Nëse e keni një të dashur të tillë, asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo!

Është pozitive

A është e dashura juaj person i cili gjithmonë e sheh gotën si gjysmë të mbushur? Siç duket e keni gjetur gruan e ëndrrave!

Mendojeni mirë: njerëzit negativë janë toksik dhe jua shkatërrojnë shëndetin në periudhë afatgjate.

Është zemërmirë

Të pasurit një person që shndrit në publik dhe shumë shpejt e bën veten të dëgjueshme në një grup njerëzish, sigurisht se jua lehtëson jeten juve.

Një studim nga Universiteti i Westministerit sugjeron se njerëzit zemër mirë dhe që ndajnë informacione personale shihen si tejet joshës.

I mbështetë ëndrrat tuaja dhe i ndjekë të sajat

Për një kohë të gjatë shkencëtarët janë munduar të dëshmojnë se meshkujt preferojnë të martohen me ‘gra më të dobëta’.

Në librin e saj, Christine C. Whelan e zbërthen këtë mit dhe dëshmon me statistika se femrat e suksesshme dhe të edukuara mirë nuk përfundojnë pa martesë.

Dhe mbani mend avantazhet e të pasurit një grua të suksesshme: ajo gjithmonë është afër jush, ju motivon dhe nuk varet nga ju!

Së bashku përjetoni aventura!

A e keni gjetur një grua e cila nuk zemërohet me ju nëse keni qenë tërë natën në diskotekë? Në shumicën e rasteve kjo ka ndodhë për shkak se ajo ka qenë duke festuar me ju? Atëherë bëni çmos për të mos u ndarë nga ajo!

Kjo për shkak se çiftet që bëjnë aventura bashkë, përfundojnë bashkë të lumtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Rey, debuton Coutinho
Previous article PIRO AHMETAJ/ Strategjia Trump: “Amerika e para, rikthim te një Amerikë edhe më e fuqishme!”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT