• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KËSHILLA NGA TATIMET/ Ja procedurat për mënyrën e çrregjistrimit të fermerëve
Home
Ekonomi
Portret

KËSHILLA NGA TATIMET/ Ja procedurat për mënyrën e çrregjistrimit të fermerëve

4 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Drejtoria e Tatimeve, informon se Udhëzimi nr. 19, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, përcakton edhe procedurat për mënyrën e çregjistrimit të fermerëve.

Sipas këtij udhëzimi, fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare, nëpërmjet aplikimit për çregjistrim, sipas formularit të miratuar për këtë qëllim, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, në të cilën kjo certifikatë është lëshuar. Drejtoria Rajonale Tatimore evidenton në regjistrin tatimor datën e dorëzimit të NIPT-it prej fermerit duke e bërë të pavlefshëm këtë NIPT.

Në rast vdekjeje të fermerit, çregjistrimi kryhet duke depozituar dokumentin përkatës dhe duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it e cila është lëshuar në emrin e tij.

Çregjistrimi i fermerit dhe dorëzimi i certifikatës së NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, përveç se bëhet për qëllime deklarimi, është i domosdoshëm për të shmangur keqpërdorimin e NIPT-it, pasi bën të pavlefshme çdo faturë tatimore në të cilën ky NIPT është shënuar, të lëshuar pas datës së çregjistrimit të fermerit.

DPT tërheq vëmendjen se personi i tatueshëm, që ka përfituar zbritjen e TVSH-së së shënuar në faturën e lëshuar në emrin dhe për llogari të fermerit të çregjistruar, pas datës që çregjistrimi i tij ka hyrë në fuqi, nuk i lejohet të zbresë TVSH-në përkatëse dhe ndërkohë nëse e ka zbritur atë TVSH në shkelje të procedurës, i kërkohet të paguajë 100% TVSH-në e zbritur padrejtësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH/ MESSI "transferohet" në Majemi, edhe Anglia mund të...
Previous article HUMBI NË NJË LOJË/ I mituri në Rusi pret kokën me sharrë

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT