• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KESH favorizon blerësit e huaj, shet lirë energjinë në eksport
Home
Ekonomi

KESH favorizon blerësit e huaj, shet lirë energjinë në eksport

1 March, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Të hënën Korporata Elektroenergjetike shqiptare shiti rreth 400 mijë megavatorë energji tek tregtarët privatë. Energjia e cila do të lëvrohet gjatë muajit mars, është një nga sasitë më të mëdha të shitura në një muaj të vetëm nga duke i sjellë korporatës 13.5 milionë euro të ardhura.

Sipas njoftimit zyrtar, për profilin bazë KESH e shiti energjinë me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT. Por, për të njëjtin profil bazë, në të njëjtën ditë, në bursën e Hungarisë energjia u shit me 49.9 euro për mega ose rreth 15 euro më shtrenjtë.

Për profilin pik, çmimi më i lartë i arritur nga KESH ishte 41 euro për mega dhe me këtë çmim u shit vetëm një sasi e vogël, pasi për pjesën dërrmuese çmimi ishte nën 40 euro. Për të njëjtin profil çmimi i shitjes në bursën hungareze ishte 57.1 euro për mega, ose 16 euro më shumë.

Krahasimi i të dhënave, tregon se, nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport. Por edhe këtë herë u përsërit e njëjta dukuri, ajo që kompanitë publike shesin me cmime më të ulëta se bursa, kur vendi ka tepricë energjie dhe blejnë me çmime dukshëm më të lartë se tregu kur vendi është në krizë.

Shit-blerja e energjisë edhe në të kaluarën ka shkaktuar debate të forta. Madje jo më larg se dy muaj më parë KESH u shiste tregtarëve privatë energji me çmime të ulëta dhe këta të fundit pastaj të njëjtën energji ja shisnin operatorit të shpërndarjes më shtrenjtë./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebe Rexha bën një gjest jo të zakonshëm, ky është qëllimi i saj
Previous article LAHUTA, instrumenti i rrallë i muzikës kombëtare po zhduket

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT