• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I kërkuari për plagosje u kap si në filma aksion, por ja çfarë kishte bërë gjatë ndjekjes policore
Home
Aktualitet
Kronikë

I kërkuari për plagosje u kap si në filma aksion, por ja çfarë kishte bërë gjatë ndjekjes policore

19 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një 27-vjeçar që kërkohej prej së premtes për një plagosje të kryer në Yzberisht të Tiranës, s’i ka ndaluar Policisë, që e kishte në ndjekje nga Kashari deri në afërsi të Fushë – Krujës.

Pasi ka “pastruar” makinën nga objektet e paligjshme dhe ka zbritur bashkëpunëtorin e tij, i riu është arrestuar për 5 vepra penale.

Bëhet fjalë për Gazmend Osmanin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “moskallëzim të krimit” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Megjithëse ishte munduar të fshihte “provat”, sërish kishte harruar në makinë një karikator pistolete me 5 fishekë brenda, aq sa ka mjaftuar për t’u ngritur ndaj tij edhe akuzat e “armëmbajtjes pa leje”.

Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe shokun e Osmanit, 24- vjeçarin me iniciale T.Ll., nga Kashari, në bashkëpunim me të cilin ai kishte kryer një plagosje të premten në Yzberisht.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim më datë 16 shkurt, rreth orës 11:00, pasi në rrugën “Azem Meshi”, në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A.D. dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës për kapjen e tyre, ditën e shtunë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Kashar, mjetin me targë AA 064 NZ, që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjeti, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e makinës dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të, njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur të premten, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

“Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy maska dhe një karikator arme zjarri pistoletë, me pesë fishekë”, tha zyrtarisht Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Momente ankthi në fushë, sulmuesit të Galatasarait i bie sërish të fikët (VIDEO)
Previous article Batha i pezulluar, ja kujt i shkon shiriti i kapitenit në ndeshjen ndaj Kukësit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT