• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKON LIRINË/ Veliaj sot sërish në Apel, SPAK paraqiti prova të reja
Home
Breaking News

KËRKON LIRINË/ Veliaj sot sërish në Apel, SPAK paraqiti prova të reja

12 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Erion Veliaj do të dalë sërish këtë të mërkurë para Gjykatës së Apelit pasi seanca e një dite më parë u shty.

Ka qenë një kërkesë e palës mbrojtëse që çoi në këtë vendim, pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat e reja që prokurorët e çështjes i dorëzuan ditën e djeshme Apelit të Posaçëm.

Sot në mesditë kryebashkiaku Veliaj do të dalë sërish përballë gjyqtarit, Engert Pëllumbi.

Për 7 orë e 30 minuta, palët dhanë ditën e djeshme argumentet pro e kundër për të hetuarin, ndërsa avokatët thanë se nuk ekzistojnë kushtet që Veliaj të qëndrojë në masën shtrënguese arrest në burg, pasi as nuk do të helmojë provat, as nuk do tentojë arratisjen.

Dy argumente këto që për gjyqtarin e shkallës së parë, Erion Bani ishin të pamjaftueshme për ta lënë të lirë kryetarin e bashkisë më të madhe në vend.

Erion Veliaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash në 9 raste duke shfrytëzuar postin e tij si drejtues i bashkisë për t’i dhënë para publike shoqatave të kontrolluara nga gruaja e tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit nga ana e saj, po ashtu e dyshuar për tri vepra penale, nuk e ka ankimuar masën që gjykata i ka vendosur në 12 shkurt, atë të detyrimit të paraqitjes në policinë gjyqësore, dy herë në muaj.

Nga seanca e djeshme, që nisi në orën 10:00, të vetmit që kanë përfunduar mbrojtjen janë katër biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN MASËN "DETYRIM PARAQITJE"/ Ajola Xoxa mbërrin në SPAK
Previous article "S'KANË MBETUR EDHE SHUMË NETË..."/ Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT