• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKON LIRIMIN NGA QELIA/ Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKON LIRIMIN NGA QELIA/ Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

2 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon masë më të butë sigurie. Relatore e seancës është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Veliaj qëndron në qeli që prej 10 shkurtit, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Ai është nën akuzë për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në raport me disa kompani. Sipas SPAK, ai ka marrë përfitime të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa kompanitë kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga bashkia.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Por, Veliaj depozitoi ankimin në Kushtetuese, kërkesë e cila pezullon shkarkimin e tij.

Pavarësisht kësaj, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës me argumentin se shkarkimi i Veliajt me motivacionin ‘mosparaqitje në detyrë’ duhet të trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve të Report TV, avokatët e Veliajt do të dërgojnë në Kushtetuese edhe dekretin e presidentit, si e vetmja gjykatë që i jep zgjidhje çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontrolle dhe te “Rrumi”
Previous article DOSSIER/ Zbulohet dokumenti Sigurimit që tërboi Enver Hoxhën: Kryeministri ka dy ministra të tijtë, tani ka gjithë shtetin në dorë! Hysni Kapon e urrente...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT