GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi një ndryshim të saj.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, nën akuzat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Sipas avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakran, kërkesa e klientit të tij bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga ana e prokurorisë për ta mbajtur atë në masën më të rëndë të sigurisë. Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.


