• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KËRKOI LEJE NDËRTIMI ME…”/ Veliaj kërkesë ILD-së: Pezulloni prokurorin Olsi Dado
Home
Aktualitet
Kronikë

“KËRKOI LEJE NDËRTIMI ME…”/ Veliaj kërkesë ILD-së: Pezulloni prokurorin Olsi Dado

28 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado.

Veliaj pretendon se prokurori Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij. Sipas Veliajt, Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Kërkesa e plotë e Veliajt për ILD dhe KLP:

Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj.Siç e parashtrova edhe mё lart, fakti qё pёrfitues nga procedura e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit ёshtё prokurori Olsi Dado ёshtё i pandryshueshёm, pasi e vёrteton dokumentacioni bashkёlidhur kёrkesёs time. Telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qartё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.

Edhe nёse zoti Ols Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit. Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs.

Nё njё rast hipotetik, (interpretim i kundёrt), si pёr shёmbull, sikur zoti Ols Dado tё ishtё favorizuar nga titullari i Bashkisё Tiranё, pёrsёri do tё kishte konflikt interesi, pasi edhe nёse faktet e pretenduara nё dosjen hetimore tё ishin tё vёerteta, do tё ishte lehtёsuar pozita e tё dyshuarit nё hetim. Pra, nё tё dyja rastet prokurori Dado ёshtё nё konflikt tё hapur interesi.

Ligji Nr.96/2016, datë 30.8.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 102, pika 1, germa a/b/iii pёrcakton shprehimisht se:

“Shkelje disiplinore gjatё ushtrimit tё funksionit janё nё veçanti, por pa u kufizuar nё to, veprimet apo mosveprimet ose sjelljet e magjistratit si mё poshtё:

a) Mosparaqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çështjes kur kjo ёshtё e detyrueshme, sipas ligjit, nёse magjistrati ka dijeni ose duhet tё kishte dijeni tё rrethanave tё tilla

b) Paraqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çёshtjes nёse ky veprim:

iii) Nuk kryhet menjёherё pasi merr dijeni pёr shkakun.

Sa më sipër, bazuar në nenin 127 të ligjit Nr.96/2016 do të kërkoja nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullimin e prokurorit, zotit Ols Dado nga detyra e tij si prokuror, sipas parashikimeve në nenin 151, të këtij ligji, ose të kërkojë vetë pezullimin e magjistratit për arsyet e parashikuara në nenin 152 të këtij ligji.

Në këto kushte dhe përsa parashtroj më sipër, bazuar në nenin 184 e vijues të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor”,

Kërkoj:

– Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të përsonit tim, Erion Veliaj.

– Marrjen e masës disiplinore ndaj tij dhe pezullimin nga detyra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË ZYRËN OVALE/ Zelensky i tregon Trump-it fotografi të të burgosurve të luftës
Previous article "PO LUANI ME..."/ Tensionohet takimi Trump-Zelkensky në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA: Duhet të jeni mirënjohës

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT