• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOI HETIMIN E BERISHËS DHE METËS/ Rama: Nuk është presion ndaj SPAK, por kërkesë legjitime
Home
Politikë

KËRKOI HETIMIN E BERISHËS DHE METËS/ Rama: Nuk është presion ndaj SPAK, por kërkesë legjitime

11 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Për kryeministrin Edi Rama të kërkosh hetim për Sali Berishën dhe për Ilir Metën nuk është presion ndaj SPAK. Ai ka marrë në shembull të dërguarit e SHBA dhe BE të cilët vazhdimisht kanë kërkuar nga SPAK që të zgjerojë hetimet, ku sipas Ramës as ata nuk po bëjnë presion.

Kryeministri Edi Rama deklaratën e tij e ka bërë gjatë një konferencë për mediat bashkë me ministrin Ulsi Manja nga selia e Partisë Socialiste. Kryeministri Rama tha se është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këtë që e turpëron këtë parti jemi ne. Lidershipi i PS dhe vetë kjo parti. Kjo është çështje zgjedhje dhe jo imponimi nga dikush. Nga Amerika apo nga Europa. Dhe as detyrimi ndaj tyre. Kjo është çështje zgjedhje që ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Fëmijët e të gjithë shqiptarëve. Askush nuk e besonte se do ja dilnim ta kalonim reformën. Por ja ku jemi sot. Shqiptarë ndërkombëtar, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend i vetmi që as nuk i ka bërë dhe as nuk i bën dhe as nuk do ti bëjë ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepni ndonjë subjekt tjetër. Të kërkosh drejtësi kur Vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush tre vjet nuk do të thotë të bësh presion. Se ndryshe çfarë duhet të themi për deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e BE dhe SHBA ku është kërkuar hapur ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar. Sipas meje ky nuk është presion por një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia.” tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rama tha se duhet që SPAK të nis hetime për Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Gjatë një konference të KLGJ-së, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili sërish ka përsëriti thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, ambasadorja Kim tha se dretësia nuk mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

“Ky nuk është standardi që kërkohet”, u shpreh ambasadorja Kim, duke shtuar se “prokurorët nuk mund të veprojnë kur i urdhëron, porosit apo kërcënon dikush”.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO T'I NDAHEMI PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE..."/ Rama: S’i kemi shpallur ne, por forca të pavarura ndaj nesh! Qoftë DASH apo Vetingu...
Previous article KRITIKAT/ Rama: SPAK po bën 3 vjet! Askush s’ma heq të drejtën të jap opinionin tim! Për ne s’ka...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT