• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOI HEQJEN E MASËS SË SIGURISË/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiaken e Patosit
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOI HEQJEN E MASËS SË SIGURISË/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiaken e Patosit

29 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Baliaj, e cila akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera., duke hequr masën e sigurisë së “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Vetëm 3 muaj e ka mbajtur detyrën e prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj, më herët kryetare e bashkisë së Patosit për 3 mandate.

Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal, me dyshimet se në 2 raste ka shkelur barazinë në tendera.
I njëjti vendim i pezullimit nga detyra u dha edhe për ish nënkryetaren e bashkisë Patos dhe për 5 specialistë të tjerë në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, sekretariatit të përgjithshëm të kësaj bashkie, specialistë urbanistike dhe inxhinierë. Janë dy procedura prokurimi që ngrenë dyshime për të hetuarit e SPAK, për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dokumente dhe kane shkelur barazinë në tendera.

1. Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me
vendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr.30 datë 21.03.2024, të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe
heqjen e menjëhershme të saj”, baza ligjore neni 262/2 dhe 267/2 i K.Pr.Penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora
Hajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një
detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon të
llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TA KONSUMONI/ Fasulja, super ushqimi që mund të ndihmojë në rritjen e ...
Previous article PAK MUAJ PAS LINDJES/ Olta Gixhari ndez rrjetin me FOTOT me bikini

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT