Gjykata e Apelit në Dubai rrëzoi të martën kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë. ABC mëson se bëhet fjalë për Florenc Çapjan, ndërsa Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.
Autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe anëtarësimit të një grup të krimit të organizuar. Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritetet. Ka qenë bashkëshortja e Florenc Çapjas e cila pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) në gjykatë dhe ai u lirua me kusht gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi. Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj se si arriti të siguronte bashkëshortja e Florenc Çapjas, 55 mijë dollarë, dyshimet janë ngritur edhe në mediat e huaja që kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje.
Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.


