• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOHET DORËHEQJA E LULZIM BASHËS/ DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit
Home
Zgjedhjet 2021

KËRKOHET DORËHEQJA E LULZIM BASHËS/ DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit

28 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Pas humbjes në zgjedhje parlametare për të tretën herë radhazi, kërkohet dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Partia Socialiste (PS) ka fituar zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill. Të mërkurën, (28.04) filloi faza e dytë e procesit të numërimit të votave ajo për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) PS ka fituar 49 përqind të votave, që përkthehet në 74 mandate deputetësh në Parlamentin prej 140 vendesh. Kundërshtarja e saj, Partia Demokratike, (PD) ka fituar 39 përqind, që përkthehet në 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate, (PSD) 3 mandate. Partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Fitorja e PS, me mbi 50 përqind të 140 vendeve në Parlamentin e ri i jep asaj mandatin e tretë qeverisës rradhazi për të qeverisur e vetme, pa qënë e detyruar të bëjë aleancë me 3 forcat e tjera politike që do të përfaqësohen në Parlament.Përkrahës të Partisë Socialiste festojnë fitoren duke shkelur kufizimet e pandemisë

Në festimin e fitores në sheshin Skëndërbe, në mbrëmjen e të martës, (27.04,) me mijëra mbështetës të PS, që thyen masat kufizuese të pandemisë, kryetari i PS dhe kryeministri Rama, e cilësoi mandatin e tretë qeverisës “mandat të megaprojektit kombëtar”. “Shqipëria e kësaj dekade, të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm dhe agro-turizëm. Me 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti që Shqipëria mund t’i hapë në 5-6 vitet e ardhshme,” tha ai duke nënkuptuar aeroportet dhe portet e reja dhe ftoi PD të bashkëpunojë për të realizuar këtë megaprojekct kombëtar.

Kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës

Humbja e zgjedhjeve është e treta herë rradhazi për PD, partinë më të madhe në opozitë. Kryetari i saj, Lulzim Basha pranoi mbrëmë humbjen dhe deklaroi se “do të vazhdojë luftën për demokracinë”. Ai akuzoi socialistët për manipulim të procesit zgjedhor.

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë me dije se Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ të vërë në dispozicion të PD, teknologjinë e nxjerrjes së rezultateve në procesin e numërimit të votave dhe ka vënë në dukje “parregullsitë serioze në fazën e numërimit” të konstatuara nga vëzhguesit e PD.

Në PD, mbrëmë,(27.04) dolën zërat e parë që nuk presin t’u vihen në dispozicion këto të dhëna por kërkojnë që tani dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Basha. Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi Bashën mbrëmë, (27.04 si “shembullin e paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson PD pak nga pak” Përmes një postimi në median sociale, Nishani kërkoi që “Basha të marrë përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh dhe ta lërë të lirë PD për t’u ringritur.” Edhe anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, kërkoi gjithashtu dorëheqjen e Bashës. Në një postim në median sociale, ai theksoi që “PD nuk ka kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!”, dhe vuri kandidaturën në garën për kryetarin e ri të PD./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATI/ Numërohen 134 kuti në Qarkun e Gjirokastrës, ja kush është kandidati më i votuar
Previous article REZULTATI/ Dy më të votuarit e PD në qarkun Shkodër s'janë në listën fituese, Në PS Benet Beci mban rekordin e votave

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT