• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u prangos i “forti” i Vlorës, policia jep detajet (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Si u prangos i “forti” i Vlorës, policia jep detajet (VIDEO)

26 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Pas kohesh ne kerkim policia e Vlores ka mundur te vere ne pranga nje person te akuzuar per disa vepra penale.

panorama-lajm-i-fundit112

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, i kerkuar per ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale.

Njoftimi i plote

Kapet i kërkuari për disa vepra penale !

Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim.

Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi :

Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.

Shtetasi Blendo (Edison) Alikaj është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e trishtë/ 19 vjeçarja që ra dy herë në koma dhe kreu 18 operacione ka një mesazh për të gjithë
Previous article Besnik Kaptelli/ Si u bë Shef i policisë i Burgut Peqin, i dënuar për prostitucion në Itali

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT