• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKIMI PËR NËNDETËSEN E ZHDUKUR/ Ekuipazhi ka dhe 24 orë oksigjen
Home
Nderkombetare

KËRKIMI PËR NËNDETËSEN E ZHDUKUR/ Ekuipazhi ka dhe 24 orë oksigjen

21 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Zhurma nënujore janë dëgjuar nga ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë një mini-nëndetëse të zhdukur, me 5 persona në bord. Ajo ishte nisur për një ekspeditë turistike në thellësinë e oqeanit atlantik, pranë mbetjeve të anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik.

Zhurmat e dëgjuara nga ekipet kandadeze të kërkimit, në ditën e tretë të operacionit, u raportuan nga roja bregdetare, teksa ekuipazhi besohet të ketë hyrë në 24 orët e fundit të furnizimeve me oksigjen.

Kërkimet robotike nënujore u devijuan në zonën ku besohet të jetë dëgjuar zhurma, por siç thuhet, ende nuk ka asnjë sinjal konkret të nëndetëses së zhdukur. Ndërsa ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të shpëtuar personat në bord, Mike Reiss, i cili ka zhvilluar më herët një ekspeditë të ngjashme ka pak shpresë për kthimin e tyre.

“Fraza që po dëgjojmë më shpesh është: ata humbën kontaktet…Unë mendoj se mund të kenë ngecur në fund të oqeanit; ndoshta ka pasur ndonjë çarje dhe uji ka hyrë brenda. Nuk jam shumë optimist për kthimin e tyre”, thotë Mike Reiss, pjesëmarrës në ekspedita të mëparshme te Titaniku.

Nëndetësja titan, 6.7 metra e gjatë, është nën operimin e kompanisë amerikane Ocean Gate Expeditions, dhe humbi kontaktet me sipërfaqen rreth 1 orë e 45 minuta pas zhytjes drejt mbetjeve të anijes më të famshme në botë, Titanik. Ajo duhej të qëndronte nën ujë për 96 orë, duke u dhënë pesë personave në bord, oksigjen deri të enjten në mëngjes, nëse do të vazhdonte të ishte e padëmtuar.

Ad

Fati i mini-nëndetëses mbetet një mister, ndërsa operacioni për gjetjen e saj shtrihet në një zonë sa shtetit i Konektikat. Personat në bordin e Titan, kishin paguar 250 mijë dollarë për ekspeditën turistike, në thellësinë e 3800 metrave, ku gjenden mbetjet e titanikut.

Mes tyre janë miliarderi dhe aventurieri britanik, Hamish Harding, Biznesmeni pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleiman, eksploruesi francez Paul-HenriNargeolet, dhe Stockton Rush themelues dhe drejtues i kompanisë Ocean Gate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për kultivim droge, pranga 33-vjeçarit në Lezhë
Previous article "SA SHPEJT U RRITE..."/ Alketa Vejsiu ndan momentin e veçantë me djalin (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT