• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA E SPAK PËR BALLUKUN/ Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS, zbulohet agjenda
Home
Politikë

KËRKESA E SPAK PËR BALLUKUN/ Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS, zbulohet agjenda

25 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryesocialisti Edi Rama do të drejtojë ditën e nesërme mbledhjen e Grupit Parlamentar nga ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka zbuluar edhe agjendën e mbledhjes që do të mbahet, ku fillimisht fjalën do ta ketë Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

11:00-Hapja e Mbledhjes

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Për momentin trendi i qëndrimit të socialistëve anon nga mos dhënia e dritës jeshile kërkesës së SPAK për marrjen nga Parlamenti i autorizimit për arrestimin e zonjës Balluku.

Nëse kjo do të jetë ajo çfarë do të vendos shumica socialiste, atëherë do të jemi përballë rastit të dytë kur Partia Socialiste e Edi Rama nuk lejon arrestimin e një ministri të tyre.

Në vitin 2017 socialistët për kërkesë e ish Prokurorisë të Krimeve të Rënda, votuan vetëm për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të punëve brendshme Saimir Tahiri dhe vijimin e hetimeve por jo për arrestimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KORRIK NIS PRODHIMI I MUNICIONEVE"/ Vengu: Është përmbyllur negociata për prodhimin e anijeve në Pashaliman
Previous article "E DËNUAR NË GREQI"/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT