• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kërcim i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Home
Rajon

“Kërcim i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

11 July, 2018 k.autor Rajon

Nga ura historike e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë është organizuar “kërcimi i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Kërcimi nga ura u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 23 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës ku të paktën 8.372 civilë boshnjakë u masakruan dhe cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kërcimi u bë në orën 11:07 me kohën lokale, e cila përkon me 23 vjetorin e 11 korrikut 1995 kur njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç-it okupuan Srebrenicën dhe kryen gjenocidin. Shikuesit nuk duartrokitën.

Para kërcimit të anëtarit të Zhytësve të Mostarit, Ermin Sariç, në lumin Neretva u hodhën lule që përfaqësojnë pafajësinë e viktimave të Srebrenicës.

Sariç në deklaratën për AA tha se Srebrenica nuk duhet harruar dhe të gjithë gjeneratat duhet ta kujtojnë këtë. Ai tha se kërcimin e tij ua dedikon viktimave të luftës dhe ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë.

Përfaqësuesi i Klubit “Mostari” Sasha Oruçeviç, duke treguar se aktiviteti në fjalë zhvillohet çdo vit, tha se Srebrenica nuk duhet të harrohet dhe një ngjarje e tillë të mos përsëritet në asnjë vend tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thaçi kujton masakrën e Srebrenicës: Vetëm dënimi do shërojë dhembjen e familjarëve
Previous article SPECIALE/ Botërori 1998: Franca e Zidanit "shkurorzon" Brazilin dhe fiton Kupën e Botës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport Rajon

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT