U dëbua nga Italia shqiptari, i cili konsiderohej si nje eksponent i rrezikshem per terrorizem.
Mediat italiane bejne me dije se shqiptari, qe banonte prej vitesh ne Padova, kishte publikuar mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook, dhe mbante lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale.
Sipas mediave italiane, lajmin e ka njoftuar vete Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka debuar shqiptarin Shaban Caca. me akuzen për aktivitet antisemit ekstremist.
Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.
Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.
Alpenews.al në një kërkim në rjetin social fcebook ka gjetur foto të Shaban Cacës:
/AlpeNews.al






