Kanë pranuar negociatat për të zbritur nga vinçi, dhe mori fund ankthi që ka shoqëruar publikun dhe mediat për 15 orë rrjesht. Çifti Saraçi ka zbritur nga vinçi. Është mbyllur ankthi i shumë orëve pritje. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja që ato kanë pasur me policinë. Për disa momente ato do të shoqerohën në ambientet e policisë për të marrë deklaratat e tyre, mbase edhe procedimin e tyre, dhe se si ato u ngjitën mbi vinç, pasi vinç ende nuk kishte të vendosur paramentrat e sigurisë pasi ishte vendosur një ditë më parë aty. Në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë dhe zjarrëfikësit.
Për policinë nuk është Alba Saraçi përgjegjëse, por janë çifti.
Sipas derklaratave ekskluzive për Report Tv, Teuta Saraç ka thënë që policia më premtoi diçka dhe kjo ishte arsyeja që ne zbritëm nga lartësia e vinçit. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja që kanë bërë me policinë.
Arsyja e protestës për hedhje nga vinçi ishte akuza se fëmijët e tyre janë në rrezik pasi dhunohen sistematikisht, Report Tv e ka ndjekur ngjarjen që nga nata e mbrëmshme dhe deri ne momentin e zbritjes së tyre nga lartësia, dhe vazhdimisht ka qënë në lidhje telefonike me to duke ju ofruar ndihmë dhe duke ju bërë apel për të zbritur nga vinçi.
Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kishin hipur në vinç30 m lartësi te diga e liqenit, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar.


