Policia e Shtetit ka bërë publik një rast dhune psikologjike dhe fizike të një 19-vjeçareje e cila ka dëshmuar përballë bluve të kryeqytetit se është dhunuar nga dy persona të identifikuar nga forcat e rendit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.B., e A.B., vjeç 52 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Vorë, në banesë, vjehrri e bashkëshorti, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases M.M., vjeçe 19, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.


