Mirëpo Di Maio e thekson se Roma është gati të pezullojë fondet e BE-së për këtë rast.
“Një qëndrim i butë, nuk funksionon”, u shpreh zëvendëskryeministri.
Gjithashtu ai bëri të ditur se “është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë”.
Një takim do të zhvillohet sot për të diskutuar zhvendosjen e rreth 150 emigrantëve nga anija “Diciotti”, nga përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së. Italia është këmbëngulëse që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e pranimit të emigrantëve.


