• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNON Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng
Home
Nderkombetare

KËRCËNON Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

5 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë sot në 5 mars ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se çdo ndërhyrje ushtarake tokësore në territorin iranian do të përballet me një reagim të ashpër nga forcat iraniane. Deklarata është bërë nga sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i cili theksoi se ushtria iraniane është e gatshme të përballet me çdo skenar lufte.

Sipas tij, disa zyrtarë amerikanë kanë përmendur mundësinë e dërgimit të mijëra trupave në Iran për një operacion tokësor. Larijani reagoi ashpër ndaj këtij skenari, duke thënë se forcat iraniane po i presin dhe se çdo ndërhyrje do të ketë pasoja të rënda për ushtrinë amerikane.

Ai deklaroi se nëse trupat amerikane futen në territorin e Iranit, ata do të përballen me humbje të mëdha dhe shumë prej tyre do të kapen robër nga forcat iraniane. Sipas tij, territori i Iranit nuk është vend për ndërhyrje të huaja dhe çdo përpjekje për të hyrë me force atje, do të ketë rezistencë të ashpër.
“Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se synojnë të hyjnë në Iran nga toka me disa mijëra trupa. Bijtë e guximshëm të Imam Khameneit po ju presin për të demaskuar ata zyrtarë të korruptuar amerikanë, ku do ketë me mijëra të vrarë dhe të kapur robër. Toka e Iranit nuk është vend për vallëzimin e demonëve të ferrit”, shkroi Larijani në rrjetin social X.

Ndërkohë, tensionet në rajon vazhdojnë të rriten. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë vrarë në një sulm në Tripoli, në veri të Libanit, një komandant të Hamasit, Uasim Attallah Ali. Sipas ushtrisë izraelite, ai ishte përgjegjës për trajnimet dhe stërvitjet e Brigadave Ezzedin al-Qassam në Liban.

Autoritetet izraelite theksuan se ky është sulmi i parë në zonën veriore të Libanit që nga fillimi i luftës kundër Iranit dhe nga nisja e operacioneve ushtarake në Liban. Situata e tensionuar është reflektuar edhe në Gjirin Persik. Në Abu Dhabi janë dëgjuar shpërthime, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të interceptuar një kërcënim me raketa.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, ku përfshihen disa aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUÇI ME SYTË NGA KOMBËTARJA/ Sulmuesi kuqezi vlen më shumë se Daku dhe Broja
Previous article NGËRÇI PËR PRESIDENTIN NË KOSOVË/ Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT