Pas bërjes publike të qëndrimit e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke”, Presidenti Ilir Meta del në një konferencë për shtyp.
Në kërkesën për autorizim negociatash me palën greke, Meta theksoi se: Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.
Në fjalën e tij Meta u shpreh: “Jam i angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Sjellja e presidentit bazohet në Kushtetutë. Është e nevojshme një transparencë e plotë.”
Presidenti Meta u shpreh se duhet transparencë përsa i përket negociatave me Greqinë.
“Duke nënvizuar rëndësinë e jashtezakonshme te forcimit të marrëdheniëve me të gjithë fqinjët në përgjithësi dhe me Greqinë në veçanti, jo vetëm me detyrën aktuale si President, por edhe me detyrat e mëparshme, shpreh angashimin tim për një zgjidhje të drejtë të qendrueshme dhe përfundimtare të kesaj cështje
Është e domosdoshmet ë ketë trasparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010.
Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i presidentit të republikës ndaj kësaj cështje do jetë i bazuar vetëm mbi respektimin e vendimit te gjykates kushtetuese që ka përcaktuar rolin e presidentit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe spcifikisht mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë”.
Meta pas diskutimeve qe ka pasur me ish presidente dhe perfaqesues te opozites, tha se kjo e fundit kerkon qe kjo ceshtje “duhet të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare me diskutimn midis palëve”.
E kjo sipas Metes, “është një opsion, një mundësi”
“Ndërkohë sikur jeni në dijeni, qeveria ka synuar dhe synon që kjo cështje të zgjidhet sërish përmes negociatave. Duke reapektuar qëndrimin e opozitës, respektoj qëndrimin dhe inciativën e qeverisë por duhet të theksoj se për këtë cështje ka një vendim të posacëm të gjykatës Kushetuese, është një vijë e kuqe për të gjithë duke nisur nga presidenti”.
I përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, Meta theksoi:
“Më vjen keq për këtë debat dhe sqarimet që duhet të jap, por nuk mund të bëhem pjesë e cenimit të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës dhe te nje bashkëfajësie edhe padashje me cilindo, që nuk dëshiron, apo lexon ndryshe vendimin e Kushtetueses për këto cështje”- ka thënë prerë Meta gjatë konferencës për shtyp, duke deklaruar se “Nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ministria e Jashtme për diskutimet e bëra me homologun grek”.
Duke u përgjigjur për pyetjen nëse ndihet nën presion nga Bushati apo Rama, pasi është deklaruar se pritet një firmosje marrëveshje gjatë pranverës mes Ramës e Cipras, Meta theksoi prerë:
“I kam bërë të qartë ministrit të jashtëm se për këtë cështje kaq të rëndësishme, bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar cdo spekulim, keqkuptim dhe përgjegjësie të pamerituar të cilitdo. Jam i qetë i duruar, konstruktiv e urrej protokollin, pasi jam i hap të punojë tërë natën e tërë ditën për një cështje kaq të rëndësishme”- tha Meta.
Ai ka shprehur konsideratën më të lartë për Cipras, me të cilin tha se ka pasur mundësi të takohet, por nenvizoi se “axhenda e cilitdo personalitet të nderuar nuk mund të imponojë mua, e askënd që të mos përmbush detyrimet e mia, për realizimin me sukses e transperent e përfundimtar të një marrëveshje historike që duhet të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë mes dy vendeve”.
Sipas Metes, “Qeveria ka të drejtën e saj të bëjë të gjitha marrëveshjet që janë në kompetencën e plotë të saj, me Greqinë dhe qeveritë e tjera, por në këtë çëshje ua bëra të qartë se kush është qëndrimi im”.
Pyetur nëse po e përdor këtë cështje për politikë të brendshme, pasi kishte dy momente që mund të ndërhynte për të kontrolluar marrëveshjen, së pari para se të firmosej dhe më tej në shprehjen me dekret, Meta u përgjigj:
Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme në marrëdheniet me një vend fqinj dhe shumë të rëndësishëm. Por e theksoj se jo për shkak të dëshirës por detyrës si president dhe betimit për respektimin e kushtetutës jam i detyruar të marr përgjegjësit që përcakton kushtetuta dhe vendimi i Kushtetueses vetëm për këtë cështje. Presidenti nuk mundet të anashkalojë këto detyromë kushtetuese se janë vija të kuqe për mua dhe e ka për detyrë që të ushtrojë përgjegjësitë e tij nga fillimi deri në fund në kurorëzimin e marrëveshjes.
Ka dhe momente të tjera ku mund të shprehet, përgjigjem thjesht, qe presidenti nuk mund të anashkalojë asnjë moment ku detyrimet janë të përcaktuara, do ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës nga ana e presidentit dhe një president që bën një shkelje nuk meriton të rrijë asnjë sekonde në krye të shtetit.
Kjo ka qenë cështja më e debatueshme në 10 vite dhe qëllimi i presidentit nuk ka qenë as para disa javësh, apo nga 24 korriku dhe nuk do të jetë të bëjë lojë politike në marrëdhënie me fqinjët, Greqinë dhe me nje cështje kaq serioze, delikate që ka sensibilitet mediatik dhe qytetar, presidenti nuk vihet para fakteve të kryera, të reagojë në fund, nëse kjo marrëveshje nuk i plotëson kushtet dhe më pas të thotë se nuk jep besimin për nënshkrimin, se do të kontribuonte për thellimin e krizës dhe jo zgjidhjen e problemit.
Meta ka sqaruar gjithashtu edhe pse u detyrua të publikonte për opinionin publik përgjigjen që i ka kthyer ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
“Unë s’do dëshiroja të bëja publike as letrën e institucionit të presidentit dhe nuk është një veprim shumë normal, por kam qenë i detyruar për shkak të hamendësimeve dhe keqkuptimeve dhe s’kam dëshirë të bëhem pjesë as e spekulimeve as e populizmit dhe as e përgjegjësive të pamerituara në të ardhmen për një cështje që mund të mos shkojë në drejtimin e duhur.
Në rast se qeverisë s’i pëpqen ky vendim i Gjykates Kushtetuese ka mundësinë ta cojë në Gjykate Kushtetuese dhe të bëhet një vendim i ri që përcakton rolin e presidentit apo të qeverisë në marrëveshje të tilla ndërkombëtare, ose ka të drejtë të bëjë votat dhe të bëjë ndryshim kushtetues për të përjashtuar presidentin nga përgjegjësia e tij kushtetuese, besoj se jemi shumë në të qartë për këtë cështje”.
Në funksion të transparencës me opinionin publik
Në funksion të transparencës me opinionin publik Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018,
Posted by Ilir Meta on Dienstag, 20. Februar 2018


