• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kërcënon gruaja që hipi në oxhakun e TEC-it: Herën tjetër do hidhem
Home
Sociale

Kërcënon gruaja që hipi në oxhakun e TEC-it: Herën tjetër do hidhem

10 November, 2017 k.autor Sociale

Prej kohesh po përballemi dhe po bëhemi dëshmitarë të rasteve të ndryshme kur gra dhe burra zgjedhin te hipin në lartësi e të kërcënojnë se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet atëherë do te vrasin veten. Një nga këto raste te trishta është dhe Antoneta Sala nga qyteti i Kuçovës, e cila pas largimit nga puna, në 20 tetor hipi në një kullë ku kërcënonte se do hidhej. 52-vjeçarja pasi mbaroi studimet si operatore prodhimi nafte ne vitin 1983 u punësua në ndërmarrjen e nxjerrjes se naftës.

 

 

Pas shume vitesh pune dhe sakrifice, pas 33 vitesh jete në atë ndërmarrje, ajo është përfshirë në një situatë debati dhe konflikti. Fillimisht i janë kërkuar disa informacione nga drejtori i ri të cilin nuk ja kishin prezantuar dhe i kane kërkuar disa informacione në lidhje me punën të cilat ajo nuk ka pranuar t’i japë, pasi sipas saj ka zbatuar rregulloren që të gjithë punonjësit duhet ta zbatonin. Por, pas një mbledhje ku është ndier e fyer dhe e sulmuar i kanë dhënë njoftimin për largimin nga puna.

Antoneta ka trokitur në çdo dere për te kërkuar të drejtën e saj, por nuk ka gjetur dot zgjidhje.
Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ajo ka rrëfyer se është larguar me pa të drejtë nga puna, pasi kishte dhe një kontratë pune 2-vjecare. Ajo thotë me lotw nw sy se pas 33 vitesh punë është larguar vetëm për një fjalë goje. Tek shkresa e heqjes nga puna si motivacion i kane thënë që nuk kishte prerë litarët me bar, ndërkohë kjo është e pavërtetë.

“Ne bëjmë sherr për bukën e gojës. Kujt nuk i kam shkuar. Edhe kryeministrin kam tentuar ta takoj kur erdhi në Kuçovë, por nuk më lejuan. Marr 38 mijë lekë përkrahje. Më kanë thënë se për çunat nuk më japin përkrahje se duhet të jenë të martuar. Unë mora policë dhe iu thashë hajeni se do hidhem. Unë nuk kam faj. U largova vetëm për një fjalë goje që i thashë drejtorit. Më kërkoi informacion drejtori i ri dhe kryeinxhineri sa naftë ke dhe të tjera. Keq të zbatojmë rregulloren keq jo. Inxhinieri më tha se pse i fole ti drejtorit ashtu. Kisha 33 vite punë dhe të më heqin për një fjalë goje… I kam dhënë këtij shteti 33 vite punë. Dua vetëm një vend pune nuk kërkoj më shumë”- tha Antoneta e përlotur, raporton BalkanWeb.

me zemer te hapur

Ndër të tjera ajo ka treguar se pasi zbriti nga kulla u dërgua në polici dhe i premtuan se do t’i gjejnë punë dhe do t’i shlyejnë edhe kredinë që ka. Ajo paralajmëroi se po hipi prapë në kullë do hidhet.

“Pasi zbrita më çuan në polici. Atje më mbajtën një shënim. Premtimi ishte se do më gjenin nj punë në bashki si unë dhe 2 djemtë. Gjithashtu më thanë që do më shlyejnë edhe kredinë që kam, por asgjë nuk është mbajtur nga premtimet. Kam shkuar edhe në bashki, ku më thonë që nuk kemi fonde, nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë po hipa prapë në kullë do hidhem. Mua më premtuan shumë gjëra, por nuk është mbajtur asnjë premtim. Më thanë të bashkisë se do të fusim në punë, por asgjë nuk është bërë”- rrëfen ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article The New Mutants, filmi më i ri horror që do ju përndjekë gjithmonë [VIDEO]
Previous article 10 filmat që dalin këtë muaj dhe nuk duhen humbur

k.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj Aktualitet

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT