• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kërcënon Donald Trump: Nëse me fajësoni, tregjet do të shembeshin
Home
Europë

Kërcënon Donald Trump: Nëse me fajësoni, tregjet do të shembeshin

24 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

“Nëse do të më vini nën akuzë (impeachment), mendoj se tregjet do të shembeshin”.
Donald Trump iu përgjigj me një paralajmërim spekulimeve se mund t’i nënshtrohet një procesi “impeachment”-i.

Deklarata e presidentit amerikan ishte e qartë. Çdo lëvizje e kësaj natyre do të dëmtonte ekonominë.
“Mendoj se të gjithë do të bëheshin më të varfër. Nuk e di se si dikush mund të vihet nën akuzë kur ai është duke bërë një punë të mirë”. Thashethemet për fajësimin e Trump kanë dalë pasi ish-avokati Michael Cohen dhe ish-bashkëpunëtori Paul Manafort janë akuzuar për 8 vepra penale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, rrallëherë ka folur për mundësinë e një “impeachment”, ndërsa korrespondentët e huaj thonë se janë të pakta gjasat, që kundërshtarët e Trump të përpiqen ta rrëzojnë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në muajin nëntor.

Avokati i tij, Michael Cohen u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve elektorale, e tha se kishte qenë pikërisht Trump që e kishte udhëzuar të bënte një gjë të tillë.

Cohen rrëfeu se gjatë fushatës presidenciale ka paguar dy gra, të cilat thonë se kanë pasur marrëdhënie intime me miliarderin, një yll të filmave për të rritur dhe një ish-modele “Playboy”.

Trump më pas kritikoi Cohen duke thënë se “të deklarohesh fajtor në këmbim të një reduktimi të dënimit duhet të jetë e paligjshme”.

“Cohen bën një marrëveshje më të mirë nëse ai më përdor mua”. Presidenti tha se njerëzit që vendosin të bashkëpunojnë me qeverinë “shpikin historira” dhe “gënjeshtra”. Manjati pastaj e përshkroi Cohen si një “avokat me kohë të pjesshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekipi i OKB-së, nis grumbullimin e të dhënave për krimet e ISIS-it në Irak
Previous article Më pak se 7 orë gjumë/ STUDIMI: Mungesa e gjumit mund t'ju vrasë fizikisht

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT