• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNOJNË me vetëvrasje nga vinçi, burrë e grua: Lindita Nikolla të bëhet Mbretëreshë. Ishte e vetmja që… (DEKLARATA)
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRCËNOJNË me vetëvrasje nga vinçi, burrë e grua: Lindita Nikolla të bëhet Mbretëreshë. Ishte e vetmja që… (DEKLARATA)

28 April, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre. Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.

Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar. Në një lidhje telefonike për Report Tv nga vinçi te diga e liqenit, Teuta Saraçi u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.

“Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim.

Por unë nuk kam mundësi që ta mbaj atë me bukë. Unë kam njoftuar të plotfuqishmin e zonës në Kombinat por ai se ka vënë ujin në zjarr. Por vetëm ka mbajtur krahun e Alba Saraçit, e cila më dhunon fëmijët prej 4 vitesh, të gjitha këto janë të regjistruara, policia hesht dhe mban krahun e Albës dhe të babait të saj.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar.

Ju mund të merrni në dëshmi edhe fëmijët nëse në gënjejmë, janë të vërtëta. Ata na duan neve të vdekur, ato kërkojnë lekë me dhunë. Shteti jo vetëm që nuk më ndihmon por më torturon akoma. Shteti i jep të drejtë një mostre, një krimineli që torturon 2 fëmijë të vegjël. Lindita Nikolla duhet të bëhet mbretëreshë e këtij vendi, sepse ishte e vetmja që më ka ndihmuar. Shteti i dha të drejtë një krimineleje, unë prej 4 ditësh jam rrugëve, fle në lulishte.”

Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se Lindita Nikolla është e vetmja që i ka mbështetur, pas herës së parë ku kërcënuan me vetëvrasje. Zonja Teuta Saraçi u fut në punë si mësuese pasi kishte dhe arsim të lartë. Këtë gjë e ka shprehur dhe vetë Teuta ku e cilëson Lindita Nikollën si mbretëreshë: “Lindita Nikolla duhet të bëhet mbretëreshë e këtij vendi, sepse ishte e vetmja që më ka ndihmuar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter shënon golin e dytë ndaj Juventusit (VIDEO)
Previous article Reali i prish planet Barcelonës, ja pse u shty festa e katalanasve

k.autor

Postime të ngjashme

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT