• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNOI SHITËSEN ME THIKË/ U fsheh për shtatë muaj. Ja si u zbulua 17 vjeçari (FOTO-VIDEO)
Home
Breaking News

KËRCËNOI SHITËSEN ME THIKË/ U fsheh për shtatë muaj. Ja si u zbulua 17 vjeçari (FOTO-VIDEO)

16 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka zbardhur një grabitje të ndodhur 7 muaj më parë, duke vënë në pranga autorin e ngjarjes. I dyshuari është 19-vjeçari Xhesion Kasaj, nga Përmeti, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë, Kasaj dyshohet se nën kërcënimin e një thike, ka detyruar shitësen që t’i dorëzojë xhiron ditore të kioskës ku ajo punonte. Ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur më 28 shkurt të këtij viti, në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

Pasi janë analizuar për javë të tëra gjurmët dhe pamjet e kamerave të sigurisë, oficerët e Komisariatit nr.6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të grabitjes. Ai ishte denoncuar menjëherë pas ngjarjes nga shitësja me inicialet E.B., e cila ka telefonuar sallën operative kur autori është larguar nga kioska ku ajo punonte.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6, por pa mundur të ndalojnë autorin, pasi ai ishte larguar. Ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, në ambientet e brendshme dhe të jashtme, nëpërmjet të cilave është zbardhur mekanizmi i ngjarjes. Sipas pamjeve filmike, që u publikuan dje nga Policia e Tiranës, duket autori i veshur me një xhup të zi dhe me kapuç në kokë që futet brenda dhe kërcënon shitësen me thikë.

Më pas e detyron atë që të hapë sirtarët ku mbante paratë dhe pasi i ka marrë, largohet nga vendi i ngjarjes. Megjithëse nga pamjet e kamerave të sigurisë autorit nuk i dukej fytyra në asnjë moment, Policia ka arritur të bëjë identifikimin e tij, pas një pune të mirorganizuar hetimore. Ndërsa dje është bërë i mundur lokalizimi i vendit ku ai ndodhej dhe shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë ndërhyrë duke e vënë në pranga.

Policia tha se materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Deri tani nuk ka rezultuar që i dyshuari të jetë autor i ndonjë vjedhjeje tjetër apo ndonjë tjetër vepre penale.

{“videoid”:”1536926743729″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Vjedhja me dhune, kapet autori on Vidnews.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI NË "GJUMË"/ Cagliari nuk fal dhe kalon në avantazh (VIDEO)
Previous article Njihuni me 50 kuriozitet më të mëdha të botës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT