Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka nodhur në Fier, ku një 31-vjeçar kërcënoi se do të vetëvritej me kallash.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë kanë folur edhe prindërit e 31-vjeçarit, Elton Meta.
Prindërit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, janë shprehur se djali kishte kaluar në depresion pasi nusja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrëvajzën e vogël dhe nuk e lejonte që ta shihte.
Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.
Prindërit janë shprehur se çifti kishte probleme prej kohësh dhe se shkak ishte bërë xhelozia.
“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati për ‘reporttv’.
Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.
“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.