Policia e Vlorës ka shmangur një tragjedi të mundshme, duke vënë në pranga një të ri.
I riu, i cili ishte mbyllur në dyqanin e familjes dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën një bombole gazi, u neutralizua nga efektivët e FNSH pasi hodhën gaz lotsjellës.
27 vjeçari që terrorizoi Vlorën është Arsen Goga dhe mësohet se ka dhjetë ditë që ka dalë nga spitali psikiatrik.
I riu ishte përfshirë në një sherr në një lokal dhe më pas kur ka mbërritur policia u mbyll brenda në biznesin e familjes dhe kërcënoi se do t”i vendosë zjarrin një bombole gazi të lidhur me derën.
Fatmirësht ngjarja u mbyll pa të lënduar.


