Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti kërkon falje për deklaratën e frikshme të bërë pasditen e sotme për Albin Kurtin, të mandatuarin për kryeministër.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti shprehej se Albin Kurtin e donte populli por jo shteti i Kosovës, ndaj kishte sipas tij dy rrugë: Të largohej nga vendi ose të vritej.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President.
Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.
Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet”, shkruante ish-kdanidati për deputet i Nismës, Haxhi Hoti.
Mirëpo, në një reagim të pak minutave më parë ish-kandidati për deputet kërkon falje për deklaratën ndaj Albin Kurtit dhe e quan atë “gabim teknik” dhe që nuk përfaqëson qëndrimin e partisë së tij Nisma.
“Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike. Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj”, shkruan Haxhi Hoti.


