• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNOHET KREU I KOMUNËS SË MITROVICËS/ Ja çfarë bëri Policia e Kosovës
Home
Rajon

KËRCËNOHET KREU I KOMUNËS SË MITROVICËS/ Ja çfarë bëri Policia e Kosovës

22 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi ndaj Bahtirit, siç njofton Komuna e Mitrovicës, është bërë përmes një letre që i është dërguar atij.

“Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër”, thuhet në kumtesë.

Kërcënuesit thuhet se kërkojnë nga Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i BE-së për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri është njoftuar Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat janë duke u marrë me këtë çështje.

Sipas Bahtirit, kërcënimet e këtilla dhe asgjë tjetër, nuk mund të ndalin në asnjë mënyrë angazhimin dhe përkushtimin e tij për paqe, tolerancë dhe për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë, që nënkupton edhe hapjen sa më të shpejt të urës kryesore mbi lumin Ibër për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve dhe automjeteve në të dyja drejtimet të qytetit.

Bahtiri kërkon nga qytetarët që të mos dekurajohen nga ky veprim qyqar i individëve apo grupeve kriminale që nuk duan përmirësim të gjendjes në qytetin e Mitrovicës e as përmirësim të raporteve ndëretnike e të bashkëpunimit midis qytetarëve të të dyja komunave.

“Unë kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë  e tyre etnike, që të jenë të qetë e të përkushtuar për të çuar përpara proceset e stabilizimit të plotë të  situatës politike e të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBËN DERBIN/ Ultrasit e MILANIT kundër klubit dhe lojtarëve: Të gjithëve t’iu vijë turp!
Previous article Pornostarja e njohur shqiptare pret fëmijën e Flori Mumajesit/ Këngëtari na "befasoi"me këtë detaj (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT