Zbardhet SMS-ja kërcënuese ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili”. Disa dite më parë ai ka marrë një mesazh “do të vëmë bombën kudo te jesh”.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i pyetur nga Report Tv për këtë kërcenim Ismaili tha skam asnjë koment.
Prokuroria e Tiranës nis për herë të dytë hetime për kërcënimin e kreut të burgjeve Agim Ismaili.
Ky është kërcënimi i dyti ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pasi në vitin 2019, ai kërcënohej me mesazhin ‘po na bie në qafe ty e familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm’.


