• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMET RUSI-SHBA/ Coats: Të vendosur që të ndërhyjmë në zgjedhjet e ardhshme
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMET RUSI-SHBA/ Coats: Të vendosur që të ndërhyjmë në zgjedhjet e ardhshme

13 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Rusia është e vendosur që të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan të martën zyrtarët e lartë të zbulimit në vend.

Dan Coats, Drejtor i Zbulimit Kombëtar i tha Komisionit të Senatit për Zbulimin se Rusia i sheh zgjedhjet e nëntorit si “një objektiv të mundshëm për operacionet e saj të ndërhyrjes”.Ai shtoi se zgjedhjet në vendet e huaja i ofrojnë mundësi Rusisë që të çojë përpara interesat e saj.

“Ne parashikojmë që Rusia do të vazhdojë të përdorë propaganda, media sociale, profile të rremë, persona që kanë simpati për të, si edhe mjete të tjera ndikimi në përpjekje për të nxitur përçarje sociale dhe politike në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai. Mike Rodgers, Drejtor Agjencisë Kombëtare të Sigurisë tha se vendosmëria e Rusisë për të ndërhyrë në institucionet demokratike amerikane “nuk do të ndryshojë dhe as do të ndalet“.

Zyrtarët e zbulimit thanë se ata ishin në një mendje me një vlerësimin e komunitetit të zbulimit se Rusia ishte përpjekur të ndikonte në zgjedhjet e vitit 2016, në favor të Presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut, kërcënimi më konfrontues

Zoti Coats tha se armët e shkatërrimit në masë të Koresë së Veriut përbëjnë një rrezik të madh për SHBA-në dhe aleatët e saj në të ardhmen e afërt.

“Koreja e Veriut do të jetë kërcënimi më i paqëndrueshëm dhe konfrontues i armëve të shkatërrimit në masë në vitin e ardhshëm“, tha zoti Coats. “Përveç provave me raketa balistike dhe rritjes së numrit të raketave bërthamore, Koreja e Veriut do të vazhdojë programet e saj të afatgjatë për armë kimike e biologjike për qëllime lufte“, tha ai.

Zoti Coats tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është i vendosur të zhvillojë raketa bërthamore me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur SHBA-në, të cilat siç tha zoti Coats, Kim i konsideron të rëndësishme për sigurinë e vendit të tij.

“Kim ndoshta gjithashtu i sheh raketat balistike bërthamore ndërkontinentale si levë për të arritur ambicjet e tij afatgjata strategjike për t’i dhënë fund aleancës së Seulit me Uashingtonin dhe për të dominuar përfundimisht gadishullin Korean“, tha ai

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit Mike Pompeo, u tha ligjvënësve se SHBA dhe aleatët e saj “kanë ndërtuar një koalicion global që ushtron presion kundër Kim Jong-un dhe regjimin e tij të terrorit”, dhe tha se ai do të publikojë më shumë informacion rreth planeve të koalicionit gjatë një seancë me dyer të mbyllura të komisionit.

Rusia, tha zoti Coats, do të vazhdojë të jetë “fuqia më e madhe armëve të shkatërrimit në masë” në botë ndërkohë që “po zgjeron aftësinë e saj të armëve bërthamore”.

Sipas drejtorit të agjencisë Kombëtare të Zbulimit terrorizmi vazhdon të jetë një kërcënim i madh botëror, përfshirë dhe brenda kufijve të SHBA-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOLLANDË/ Ministri i Jashtëm dha dorëheqje pasi gënjeu për takimin me Putinin
Previous article FOTO/ Juventus – Tottenham, notat e lojtarëve

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT