• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMET NGA SPIUNAZHI RUS/ NATO solidarizohet me Malin e Zi, Stoltenberg: Mbetemi vigjilentë!
Home
Rajon

KËRCËNIMET NGA SPIUNAZHI RUS/ NATO solidarizohet me Malin e Zi, Stoltenberg: Mbetemi vigjilentë!

5 October, 2022 s.autor Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur solidaritet me Malin e Zi, në kohën kur ky shtet po ndërmerr masa dhe operacione për të ndaluar ndikimin e Rusisë.

Mali i Zi së fundmi ka arrestuar persona që dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh për interesa të Rusisë.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të vlefshëm, Malin e Zi, në kohën kur ai po ndërmerr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij përballë spiunimit dhe veprimeve të tjera destabilizuese dhe qëllimkeqe të Rusisë”, tha Stoltenberg përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për Aleancën tonë dhe ne mbetemi vigjilentë”, shtoi shefi i NATO-s.

NATO dhe Bashkimi Evropian disa herë kanë tërhequr vërejtjen për veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtyre dy institucioneve, Moska synon të destabilizojë këtë rajon. Kjo, sipas burimeve në BE dhe NATO, shpesh është bërë përmes përhapjes së dezinformatave, lajmeve të rreme dhe përmes veprimeve ilegale të spiunazhit.

Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, në fund të shtatorit ua ndaloi hyrjen dhe qëndrimin në shtet dhjetëra shtetasve të huaj, nën dyshimet se kanë punuar për shërbime të huaja.

Po ashtu, gjashtë diplomatë rusë, të akredituar në Podgoricë, janë shpallur persona të padëshiruar për shkak të “veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”. Dëbimi i diplomatëve rusë u lidh me një aksion të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi dhe Prokurorisë Speciale për hetimin e lidhjeve të dyshuara midis disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet e inteligjencës së Federatës Ruse./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INFLACIONI ARRITI 8% NË MUAJIN GUSHT"/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë
Previous article NGA REFORMA TERRITORIALE TE AJO ZGJEDHORE/ Alibeaj zbardh detajet nga takimi me ambasadorët në selinë e PD

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT