• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMET NGA RUSIA/ Jens Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa brenda Ukrainës
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMET NGA RUSIA/ Jens Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa brenda Ukrainës

30 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të dielën se aleanca nuk ka ndërmend të dislokojë forca në Ukrainë në rast të një ndërhyrjeje ruse.

“Ukraina nuk është vend i NATO-s dhe garancia prej 100% se një sulm ndaj njërit prej aleatëve do të marrë një përgjigje nga e gjithë aleanca, vlen për vendet e NATO-s, dhe jo vendet partnere”.

Megjithatë zoti Stoltenberg tha se aleanca e ndihmon Ukrainën me ngritjen e kapaciteteve, modernizimin e mbrojtjes së tyre, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike.

“Vendet e NATO-s gjithashtu ofrojnë paisje, armë mbrojtëse, siç ka ofruar p.sh. tani Britania armë kundra-tank. Pra, ne bëjmë shumë gjëra për ta ndihmuar Ukrainën që të forcojë aftësitë mbrojtëse”, tha ai.

Edhe Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, i tha BBC-së se nuk ka shumë gjasa që ushtarët britanikë të dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase. Megjithatë, ajo shtoi se:

“Mendojmë se ka shumë të ngjarë që Putini kërkon ta pushtojë Ukrainën, prandaj po bëjmë çfarë mundemi nëpërmjet masave parandaluese dhe diplomacisë për ta bindur të heqë dorë”.

Edhe Kryeministri britanik Boris Johnson shkruajti në Twitter pasi u informua për situatën nga shefat e shtabit britanik, se “Situata është gjithnjë e më shqetësuese. Vazhdoj t’i bëj thirrje Rusisë të angazhohet në negociata dhe të shmangë pushtimin e papërgjegjshëm dhe katastrofik”.

Zoti Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën e energjisë në Evropë dhe varësinë nga gazi rus.

“Jemi të shqetësuar nga situata energjitike në Evropë pasi dëshmon për rrezikun e të qenit të ndërvarur nga vetëm një furnizues i gazit natyror. Kjo është arsyeja pse vendet e NATO-s bien dakort se duhet të punojmë dhe të përqëndrohemi për një diversifikim të burimeve”, tha në kanalin BBC zoti Stoltenberg.

Ndërkohë Rusia po i kërkon NATO-s të qartësojë nëse synon të zbatojë angazhimet kryesore për sigurinë, tha të dielën Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, pasi Moska deklaroi se përgjigja e NATO-s ndaj kërkesave të saj nuk ishte e mjaftueshme.

“Nëpërmjet Ministrisë së Jashtme po u dërgojmë sot një kërkesë zyrtare kolegëve tanë në NATO dhe OSBE, duke u kërkuar të shpjegojnë se si synojnë të zbatojnë angazhimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera”, tha në televizionin shtetëror zoti Lavrov.

Duke grumbulluar mbi 100 mijë forca pranë kufirit me Ukrainën, Rusia e ka detyruar NATO-n, aleancën ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, si dhe OSBE-në, e cila ka 57 vende anëtare, që të negociojnë për sigurinë rajonale./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRIMATET PËR ZGJEDHJET E PJESSHME/ Shpallen kandidatët fitues për 3 bashkitë, Lushnje, Durrës dhe Dibër (EMRAT)
Previous article PSE NUK E HAPI KUTINË E "PANDORËS"? Adriana Matoshi: Arjola ka një dëshirë të vetme, për të...

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT