• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kërcënime dhe hasmëri? Reagon për herë të parë familja e Aleksandër Ndokës
Home
Breaking News

Kërcënime dhe hasmëri? Reagon për herë të parë familja e Aleksandër Ndokës

13 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet mbi vrasjen e Aleksandër Ndokës në Lezhë janë thuajse në pikën zero.  As dëshmitë e familjarëve të tij nuk kanë ndihmuar grupin e hetimit të fokusohet drejt një piste që do t’i ndihmonte ata drejt identifikimit të autorëve, shkruan “Panorama”.

Kur kanë kaluar tri ditë nga atentati që i mori jetën 48-vjeçarit, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, identifikimi i autorëve duket gati i pamundur, pasi sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ata nuk kanë lënë prova në vend. Përveç gëzhojave të kallashnikovit që u gjetën në vendngjarje, hetuesit nuk kanë administruar asnjë provë tjetër të vlefshme.

Ndërkaq, në lagjen “Nëne Tereza” të Lezhës, ku mendohet se kanë lëvizur autorët, ndodhej vetëm një kamerë sigurie e një biznesi. Kjo ishte shpresa e vetme e hetuesve, por nga këqyrja e saj nuk rezulton asnjë automjet apo person që mund ta lidhë ngjarjen me autorët.

12 personat që u shoqëruan në lidhje me ngjarjen, janë liruar që të gjithë. Ata janë marrë në pyetje, por nuk është administruar asnjë informacion me vlerë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas ceremonisë mortore, në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe vëllezërit dhe të afërmit e 48- vjeçarit (nuk konfirmohet nëse është pyetur edhe ish-deputeti). Por ata kanë thënë para grupit hetimor se, nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të fshihet pas vrasjes së Aleksandrit.

Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë konflikt, dhe viktima vetë nuk kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë kohëve të fundit. Madje, sipas familjareve, ai lëvizte lirisht në çdo kohë. Këtë e konfirmon edhe fakti i lëvizjeve të tij në orët e vona dhe i vetëm, si dhe shkujdesja në masat e sigurisë duke qenë se as rruga para banesës nuk kishte ndriçim dhe as vila e tij nuk ishte e pajisur me kamera sigurie.

Burime nga Policia nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë qenë vrasës me pagesë, kjo duke iu referuar edhe dinamikës se si ka ndodhur ngjarja. Nga veprimet rezulton se autorët kanë qenë profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Për të hedhur dritë mbi atentatin ndaj Aleksandër Ndokës, Policia po kalon në sitë të gjitha konfliktet e familjes ndër vite, ndërkohe që po analizohen në laborator dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë, ndërkohë që veprimet po drejtohen nga drejtori për krimet e rënda, Niko Brahimaj. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës mbërriti edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Për rreth 1 orë, ai ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve, ka qenë vrasja e Aleksandër Ndokës. Drejtori i Policisë së Shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje si dhe angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Diçka e çuditshme ndodh me Putin kur sheh nga dritarja e avionit të tij (VIDEO)
Previous article Ish e dashura e Getoarit vjen më seksi se kurrë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT