• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËRCËNIM I DREJTPËRDREJTË”/  SHBA paralajmëron Rusinë që të mos dërgojë…
Home
Nderkombetare

“KËRCËNIM I DREJTPËRDREJTË”/ SHBA paralajmëron Rusinë që të mos dërgojë…

30 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Rusinë dhe vendet tjera që mbështesin presidentin venezuelas Nicolas Maduro që të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake. Uashingtoni tha se do ta konsiderojnë këtë veprim një “kërcënim të drejtpërdrejtë” të sigurisë rajonale.

Ditë më parë, dy aeroplanë rusë me 100 veta personel ushtarak u ulën në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Pas këtij veprimi, Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për t’u përgjigjur, fillimisht me sanksione.

Elliot Abrams, përfaqësues i posaçëm për tha se “do të ishte gabim për Rusinë nëse mendon se i ka duart e lira në Venezuelë.”  Më herët Këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton tha se SHBA-ja “do t’i konsiderojë veprimet e Moskës si provokim dhe kërcënim të drejtpërdrejtë të paqes dhe sigurisë në rajon.”

Shtetet e Bashkuara dhe gjitha vendet tjera perëndimore e mbështesin udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm. Ndërkohë Rusia, Kina, Irani dhe një sërë vendesh tjera janë në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

Dislokimi i personelit ushtarak rus në Karakas vjen në një kohë kur qeveria vendosi masën e ndalimit të mbajtjes së posteve publike për 15 vjet ndaj udhëheqësit opozitar Juan Guaido. Por në shenjë sfidomi, vetëm disa orë më pas, zoti Guaido foli përpara mbështetësve në një lagje të varfër të kryeqytetit Karakas.

“Çdo herë që gjendem këtu mes jush është një humbje për regjimin. A e dini se prej sa kohësh kanë dashur të më arrestojnë? Çdo ditë që jam në rrugë me ju është një fitore. Tashmë ata gjenden të izoluar,” tha Guaido.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Pse PS nuk ka kërkesa reciproke ndaj opozitës!
Previous article MERO BAZE/ Banda që rriten para syve të të gjithëve!

k.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT