Një 27-vjeçar me iniciale E.M., është plagosur nga një person pas një konflikti të ndodhur mes tyre në Sauk. Sipas policicë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur në kërkim.


