• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEQPËRDORIM I DETYRËS DHE…”/ Arrestohet ish-ministri i Transportit
Home
Rajon

“KEQPËRDORIM I DETYRËS DHE…”/ Arrestohet ish-ministri i Transportit

28 June, 2019 Lubjana.autor Rajon

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër korrupsionit, gjatë të cilit janë arrestuar disa ish zyrtarë të lartë.

Pas disa muajsh në arrest shtëpiak, është arrestuar mëngjesin e së premtes, (28 qershor) ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski. Bashkë me të në Shkup, janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Transportit, noterë, zyrtarë të kadastërs dhe një biznesmen.

Këto arrestime janë kryer me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Zyrtarët akuzohen për vepra penale që lidhen me “keqpërdorimin e detyrës dhe korrupsion.

Në aksionin e madh policor janë arrestuar edhe dy drejtues së lartë të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Dimitar Dimovski dhe Dejan Mitrevski.

Ky operacion i madh policor kundër korrupsionit vjen ndërsa parlamenti votoi pas një debati të vështirë, riorganizimin e qeverisë. Pas një debati të vështirë që zgjati dy ditë, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev. Ndryshimet ndodhën në sfondin e akuzave të rënda për korrupsion ndaj qeverisë. Për secilin prej pesë ministrave u votua veç e veç. Ata morën nga 64 deri 66 vota, ndërkohë që mjaftonte shumica prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.

Kryeministri Zaev, i cili fillimisht synonte të merrte postin e ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra. Për momentin posti i ministrit të Financave mbetet bosh

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË BUSHAT/ PD rrezikon klasifikimin si organizatë konspirative ANTI-SHBA
Previous article MASA TË RREPTA/ Gjermani fillon "luftën" ndaj punësimit ilegal

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT