Gruaja shtatzënë që ndodhej brenda ashensorit që u rrëzua në mesnatë në zonën e Astirit në kryeqytet rrezikon jetën.
Raportohet se ajo është në gjendje të rëndë pas incidentit horror që përjetoi gjatë minutave të para të ditës së sotme.
Sipas raportimit të policisë, ashensorit i janë këputur kavot.
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


