Shumë njerëz shohin ëndrra gjatë natës, por shpeshherë nuk e dinë kuptimin e tyre. Freud kishte shumë për të folur për këtë temë, por kryesorja është se ëndrrat përfaqësojnë dëshirat tona.
Edhe pse nga ëndrrat nuk mund të parashikosh të ardhmen tënde, mund të zbulosh disa gjëra. Keni parë dikë në ëndërr, por nuk e dini çfarë do të thotë? Ne jua shpjegojmë tani!
Nëse shihni në ëndërr një anëtar të familjes.
Familja përfaqëson vlerat, qëndrimet dhe përgjigjet emocionale ose shoqërore që keni për familjen tuaj.
Nëse shihni nënën në ëndërr, përfaqëson instiktet tuaja të mëmësisë, nëse shihni babanë tregon autoritetin që ju keni.
Por çdo gjë varet nga situata që ëndërroni, pasi mund të rihapen ngjarje që kanë ndodhur ose situata traumatike, të cilat ju duhet t’i fshini nga ndërgjegja juaj.
Nëse shihni dikë të vdesë.
Fillimisht mendohej se këtij personi i shtohet jeta dhe nuk do të sëmuret. Por nëse shihni veten tuaj duke vdekur do të thotë se ju jeni të frikësuar për të ardhmen që ju pret.
Ëndërroni për dikë që pëlqeni ose dashuroni.
Nëse personin e zemrës e shihni në një situatë pozitive do të thotë se ndiheni të sigurt, nëse e shihni në një situatë të sikletshme do të thotë se ju jeni të shqetësuar për romancën tuaj.
Ëndërroni për një koleg pune
Nëse ëndrra është e lidhur me punën ndodh për arsye të ndryshme dhe prej ankthit që mund të keni për diçka të papërfunduar.
Nëse shihni se jeni duke bërë seks me një koleg mos u shqetësoi, ju thjesht dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale.


