37 kilometra i gjatë, lumi i Shalës dhuron për “sytë” e të gjithë turistëve, atyre vendas, dhe të huaj një panoramë nga ato që me siguri i shikon rrallë herë në jetë.
Pozicioni i tij gjeografik lejon që të kryesh aktivitete sportive si kanoe, apo rafting. Në disa zona mund të bësh edhe ecje në shkëmbinj, ndërsa duhet fillimisht të sigurosh veten duke përdorur metoda specifike që kompani të ndryshme të lojërave ekstreme zotërojnë.
Ah, po mund të bësh edhe hedhje me parashutë, kjo për arsye se pamja që mund të shikoni të plotë nga atje lart do të jetë akoma më mahnitëse.
ALPENews.al ndërkohë ju sjell këtë shkrepje të shkëputur nga @egzonbytyqiphoto.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



