• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Këngëtarja shqiptare përlotet LIVE në emision, surpriza emocionuese e babait
Home
Lifestyle

Këngëtarja shqiptare përlotet LIVE në emision, surpriza emocionuese e babait

23 January, 2018 k.autor Lifestyle

Një ndër të ftuarat artiste në emisionin “Kush vjen për drekë” ka qenë sot këngëtarja Arinda Gjoni, e cila është surprizuar përmes një videomesazhi nga babai i saj.

Gjoni tha se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me babanë e saj dhe nuk bën asgjë pa marrë më parë mendimin e tij. Ndërkohë gjatë videomesazhit babai i saj i dha një porosi këngëtares duke i thënë të mos heqë dorë nga muzika shqiptare pavarësisht ofertave për të qenë pjesë e tregut botëror.

“Kam ca të reja në lidhje me karrierën time. Më ka kontaktuar një kompani producive në Turqi. Në fakt duhet të ndodhte e kundërta por unë kam qenë me fat, ata më kanë gjurmuar dhe më kanë dërguar email. Tashmë unë do të bëj këngë anglisht, do më bëjnë koncertet në gjithë botën, pastaj varet si do eci sepse edhe kjo është me fat. Unë se kam kërkuar këtë gjë dhe më dukej e largët, por nganjëherë gjërat vijnë kur si pret. Unë kam babanë pianist dhe e kam pjesë të bandës time dhe menaxher. Kam fituar vetëbesim duke kënduar live dhe se kam më fare problem, kjo gjë më ka rritur. Tani unë jetoj në Tiranë bashkë me prindërit, babain e kam si shok ngaqë punojmë dhe bashkë. Jam shumë e lidhur me babain, po nuk mora mendimin e tij nuk bëj asgjë”, tha Arinda.

Ndërkohë babai i saj Mark Gjoni në videomesazh tregoi edhe momentin kur Arinda kishte interpretuar një këngë shumë të vështirë dhe pas atij interpretimi mori vendimin që ajo të ndiqte shkollën e muzikës.

“Kur Arinda ishte 9 vjeç ka nisur të këndojë, ndërkohë që unë luaja në instrument më tha: A mund të këndoj një këngë?
Po i thash unë. Ishte një këngë që këndohej në atë kohë “Vetë më the të dua” titullohej.

Ishte këngë që ne muzikantët e quajmë pak si të vështirë sidomos për fëmijët. Arinda e interpretoi me saktësi atë këngë dhe nga ai moment vendosa që Arinda të vazhdojë shkollën e muzikës. Unë i them Arindës në mënyrë të vazhdueshme që rruga e artit është shumë e bukur, e gjatë por pa destinacion. Në momentin që mendon se ke arritur destinacionin ti ke humbur rrugën. Duhet të punosh shumë. Porosia ime për Arindën është të mos e harrojë këngën shqipe”, tha babai i këngëtares Mark Gjoni.

Pas videomesazhit këngëtarja e surprizuar është përlotur dhe premtoi se nuk do të largohet nga muzika shqiptare pavarësisht ofertave dhe projekteve në të ardhmen. /Tvklan.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”
Previous article Aaron Lennon transferohet te Burnley për 2 mln euro

k.autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT