Është përfolur shumë kohët e fundit lidhja e dashurisë së këngëtares shqiptare me vëllain e Blerim Destanit.
Madje Shkurte Gashi e pranoi vetë publikisht se ishte në një lidhje në “Zhurma Show”, ku i dedikoi atij edhe çmimin që kishte fituar.
Gjithsesi, Shkurta dhe Selimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dhe vëllai i Destanit është larguar jashtë vendit me gruan dhe fëmijët.
Ky portal ka kontaktuar me menaxherin e Shkurtes, por ky i fundit nuk i është përgjigjur në lidhje me këtë lajm, duke lënë dyshime se ndarja mund të ketë ndodhur vërtet.




