Bruno Mars është në shënjestër për këngën fituese në “Grammy”, “Uptown Funk” nga një grup që pretendon se kënga është shumë e ngjashme me hitin e tyre të viteve ’70.
Një grup prej tre vajzash të quajtur “The Sequence” lançoi këngën “Funk You Up” në vitin 1979.
Grupi pretendon se kënga e Bruno Mars ka elemente të konsiderueshme dhe thellësisht të ngjashme me “Funk You Up”.
“The Sequence” kërkon një proces gjyqësor dhe një shumë monetare nga Mars, ende e panjohur./city


