Edhe pse shpesh historitë e dashurisë mund të na duken aq perfekte nga së largti, personazhet e njohur na kanë vërtetuar se edhe romancat e kanë një fund.
Këtë herë ka qenë radha e Erik Lloshit për të konfirmuar ndarjen nga e dashura.

Këngetari Erik Lloshi dhe ish e dashura e tij Jola Progri
Ai prej disa kohësh po shijonte lidhjen me modelen Jola Progri, por kaq ka qenë e gjitha për çiftin. “Nuk jam më me Jolën. Për herë të parë po e them zyrtarisht që nuk jemi më bashkë, për arsyet tona”, ka deklaruar Eriku, i cili më parë nuk e kishte pranuar një fakt të tillë.
Prej disa kohësh çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, por Lloshi shpjegoi atëherë se ky ishte një vendim i të dyve, e nuk kishte ndodhur asnjë ndarje mes tyre.
Tashmë, Eriku është në kërkim të një tjetër femre./ city


